Tuesday, April 17, 2007

Kadareja per ju

Ne keto dite prilli me diell me shi eshte e rendesishme te kuptoni se jetoni per dike dhe dikush mendon per ju ,ju sjell Kadarene me madheshtine e tij .
Në parkun që mbuluan fletët
Në parkun q'ë mbuluan fletët

Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë

Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondët me cigare

Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukur

Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe

Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...

5 comments:

eni said...

motra sa e bukur kjo poezi.me pelqeu sadoqe Kadareja nuk eshte nder te preferuarit e mi!

ELAIS said...

Rrofsh Kastadiva :)

Po qe se te ndodhet je shume e lutur te postosh nje poezi te Kadarese qe titullohet me duket "tetor" ose fund tetori.

Ajo me vargun 'i arti medalion i henes' qe eshte bere edhe kenge dikur.

Agobooks said...

Mirëseuktheve, me frymëzim tashmë, pozitiv!

belle_fleur said...

Oh sa me pelqen kjo poezi. Nese te kujtohet eshte kenduar dhe ne nje koncert te pranveres nga nje goce me kitare qe s'ja mbaj mend emrin. Flm qe e risolle ketu!

kastadiva said...

falemderit miq!

elais: do mundohem ta sjell ate vjershe.