Wednesday, October 17, 2007

Me nje gune te re dhe radio

Kisha nevoje per pak ndryshim ndaj e nderrova gunen e blogut, me nje foto mullagash te Enit , te shkrepur ne ballkonin e shtepise:)
Po ashtu vura dhe disa kenge te preferuara te miat ne radion time.Hapja sigurisht qe do behej me Kastadiven kete kenge te mrekullueshme.
Ju pershendes miq!

Saturday, October 13, 2007

Per Ty

Per Ty..

Po te me falnin dashurine e botes ,
s`do ta nderroja me ty
Pe te me jepnin gjithe ajrin e tokes,
S`do ta nderroja me syte e tu
Po te me dhuronin perjetesine,
nuk do ta nderroja me nje cast me ty
Edhe po te vdisja
e te tretesha ,
shpirti im do gjente vec prehje
Tek ti!

Tuesday, August 07, 2007

Para mi corazon de mi vida

Ç'mund te kerkoje nje njeri ne kete jete qe te jete i lumtur a mund te ma thoni ?
Shpresoj se e kam gjetur dhe sdua ta humbas kurre celsin magjik te kesaj ndjenje madheshtore qe me ka zbukuruar shpirtin .
Dashuria ,nje simbol hyjnor i shpirtrave ka trokitur tek une kaq bukur .,Me ka bere te lumtur,me ka rrezellitur mendimet ,me ka sinjalizuar se ka dicka ne kete bote qe ja vlen te rrosh dhe ky je ti mi amor E....
Te dua sa mund te dashuroje nje shpirt perjete ,te dua bukuria e mendimit tim te harruar ,te dua drita e zemres ,mos me harro kurre.
Mu kujtuan befas vargjet e dikurshme....
2 leke per te folur me ty
3 leke per te atdhur tek ty
milionat te me falnin s'do ikja kurre nga ty E..


p.s: photo courtesy: Eni Turkeshi (www.flickr.com/photos/eni)

Tuesday, July 10, 2007

Thashe te vej dhe nje poezi komike nje here e mot ne blogun tim melankolik.Nuk eshte e imja por u argetova me stilin e thjeshte te saj...Ju pershendes me kete vjershe verore dhe ju uroj te kaloni nje vere sa me te kendshme!

Te shkami i kavajes
t'djelen kam shku
ne plazh kur te bregu i detit
turinin ta pash
Me trupin si njal
ma hoqe trunin fare
O zot na i hudh syt
o zocka lozonjare
Me ca rrobe banje
si drane kopliku
po u rrotullojshe qe t'shifte publiku
Per i xhiro te bregu
te ftova per pak kohe
por ti refuzove
gjasme se nuk do
Po un e dise ti per mu vdes
dhe un s'te ndahem o ylli lalit t'vet
Ajo plaka jote
me inat me pa ,
kujdes mi dreq kujdes
se gocen nuk ta ha
Per drek i fute domate me qep
dhe tasin e llalltes e rrujte komplet
Per t'hy ne muhabette
kerkova nje kaptin
qep po ti s'me dhe
gjase nje gjysem kishe vet
dallget bejne shkum
dielli rrezaton
po ti o yll bote
plazhin po terbon
O zot falemnderit
qe yllin tim kam pa
qe ja hongsha buzen
e tgjitha ca ka
Per ne cunat e rinj
o zot bej bismilah
se si rrushi lalit
ne kete dynja s'ka

Lexojeni e mos e vrisni menjen:))

Sunday, May 27, 2007

TRISHTIM I DHEMBSHUR

ESE PER TRISHTIMIN .

Kush te solli ne kete bote mes njerzve? Pse vjen ne castet kur jemi te lumtur dhe pushton zemrat tona,pse vjen i shoqeruar me lote?
Nese nuk do ishe ti shpirti do kish qetesi ,zemra do kish ngrohtesi ,syte do te kishin drite ,por ti vjen dhe behesh pjese e dhimbshme e jetes sone .
Nuk dua te kem prane ,ti je i dhimbshem largohu me tisin tend te renduar nga braktisja lerme te qete ......

Wednesday, May 16, 2007

Dite Maji

Miqte e mij sot vendosa te shkruaj dicka per muajin maj ,pasi eshte shume i vecante dhe i bukur.Kam apo skam te drejte ?
Ma vertetoni ju me dicka qe ju ka ndodhur ne muajin maj dhe binduni se eshte muaji surprizave ,muaji i luleve ,muaji i dashurise .
Une vehte kam lindur ne kete muaj por ne te vertete eshte fantastik. .Ju dua shume dhe ju pershendes me kengen : Lulet e Majit : )
Tregomeni ndonje gje per Majin .

Tuesday, May 08, 2007

ESENIN ,DASHURI DHE DHIMBJE

Lamtumirë mik
pa dhembje e lotëfytyrëngrysur s'ka përse
Të vdesësh s'është gjë e re në botë,dhe të jetosh s'është gjë e re.


NENOKES SIME....LETER NENES

Gjalle je, nenoke?Edhe une Gjalle jam.
Shendet me pac,shendet! Drite u befte kjo mbremje e lume Izben tende qe me mall me pret.
Thone qe je ligur e je tretur Nga meraku im,po nuk ankon Se,pershtjelle me nje shall te vjeter, Fillikaterruges shpesh kalon.
Dhe kur mugetire e kalter bie. Nje vegim i zi te kall ty frike, Sikur ne nje sherr diku ne pije, Vjen dikush e ma keput me thike.
Kot,e dashur,vuan kaq,besome, Brengat t'i fanitin keto nder sy. S'jam aq pianec i lige sa c'thone, Si do te vdes pa te te pare ty?
Une jam po foshnje,si nje here, Dhe nje shprese vec ushqej ne gji: T'iki nga ky tym e kjo potere. Te shtepiza jone aty te vij.
Dhe do vij ,kur kopshti yne i bardhe Anekende vishet me blerim: Vetem ti ,si tete vjete me pare, Mos me zgjo aq heret ne agim.
Mos e zgjo ate qe shkrumb ju bene Enerrat e moshes plot hare. Me ka vrare jeta mjafte, o nene, Dua vec te shlodhem e te fle.
As ti lutem Zotit mos me thuaj, Si dikure ne t'arten mituri. Ti ke mbetur ngushellim per mua, Drite e pa rrefyer,vetem ti.
Ndaj merak ti mos m'u bej aq teper Tek e liga mendjen mos e co, Dhe aq shpesh me shallin tend te vjeter,
Fillikate rruges mos kalo

KUSHTUAR SHPIRTIT TE PAZEVENDESUESHEM TE NENAVE..





Monday, May 07, 2007

Neruda ka ardhur sot ne endrat e mija


E humbem edhe kete muzg.


Asnje nuk na pa kete nate perdore ndersa nata blu ra mbi boten.
Kam pare nga dritarja ime, fiesten e perendimit ne majat e largeta te maleve.
Nganjehere nje pjese dielli, digjej si nje monedhe ne doren time.
Te kujtova ty me shpirtin tim te ngrysur, ne ate merzine time qe ti e njeh.
Ku ishe atehere? Kush tjeter ishte aty? Duke thene cfare?
Perse do e gjithe dashuria te me vije mbi mua kur jam i merzitur dhe ndjej qe ti je shume larg?

Libri ra qe gjithmone mbyllej ne muzg, dhe trikoja ime blu u mblodh si nje qen i lenduar tek kembet e mia.

Gjithmone, gjithmone ti kthehesh mbrapa neper netet, drejt statujave te fshira te muzgut.

Te dashur miqte e mij ka ndonje koment te bukur mbi keto vargje perla ????

photo source : http://www.kle.nw.schule.de/hanna-heiber-schule/picasso-pablo-dora-maar-seated-2802675.jpg



Thursday, April 19, 2007

Pranvera te ringjall shpirtin



Kete poezi e vendosa apostafat per Elais i uroj dite te bukura ,po dhe per ju miqte e mij nje buqete dashurie ju ngroh shpirtin .

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

Tuesday, April 17, 2007

Kadareja per ju

Ne keto dite prilli me diell me shi eshte e rendesishme te kuptoni se jetoni per dike dhe dikush mendon per ju ,ju sjell Kadarene me madheshtine e tij .
Në parkun që mbuluan fletët
Në parkun q'ë mbuluan fletët

Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë

Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondët me cigare

Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukur

Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe

Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...

Wednesday, March 28, 2007

Poezi







Miqte e mij do t'ju ofroja dicka nga poezia brilante e Rudyard Kipling.
Eshte aktuale ne cdo moment pranojeni ta lexoni e te ndjeheni se egziston ende

:: If you can keep your head when all about you
Are losing theirs and blaming it on you;
If you can trust yourself when all men doubt you,
But make allowance for their doubting too;
if you can wait and not be tired by waiting,
Or, being lied about, don't deal in lies,
Or, being hated, don't give way to hating,
And yet don't look too good, nor talk too wise;
If you can talk with crowds and keep your virtue,
Or walk with kings - nor lose the common touch;
If neither foes nor loving friends can hurt you;
If all men count with you,
but none too much;
If you can fill the unforgiving minute
With sixty seconds' worth of distance run
-Yours is the Earth and everything that's in it,
And - which is more -
you'll be a Man my son!


photosource :www.flickr.com/photos/eni

Friday, March 09, 2007

Djali i Vogel

Miqte e mij dua tju tregoj nje proze te shkurter qe me ka vene ne mendime ,ju lutem dhe ju jepni mendimin tuaj:
Nje djale i vogel me familjen e tij shkoi ne nje qytet te ri per te jetuar .Diten e pare qe shkoi ne shkolle mesuesja u tha kemi oren e vizatimit,do te bejme nje lule ,femijet nxorren bojrat ,fletoret dhe filluan .dhe djali i vogel qe ishte i ri mes shokesh uli koken e nisi te vizatonte por mbi koken e tij u afrua me suesja e cila i kapi doren dhe i tha prit te them une si kete beje jeshile ,kete te kuqe ,kete te verdhe ,djali i turpruar e degjoi dhe veproi si e mesoi ajo .Diten tjeter mesuesja i tha sot do te vizatoni nje shtepi ,femijet ulen kokat dhe filluan po ashtu dhe djali vogel por ne castin qe filloi ndjeu doren e ftohte qe e kapi dhe i tha keshtu si po te them kjo keshtu dhe kjo ashtu perdorni ngjyrat qe ju them ,,,,,djali uli koken dhe vazhdoi ....kaluan ditet djali filloi te rritej e te vizatonte shume e shume .
Erdhi nje kohe qe u zhvendos me familjne qytet tjeter diten e pare qe shkoi ne klase e ndjeu vehten me te ritur me shoke te rinj e mesues te rinj
.Diten e pare ne oren e vizatimit mesuesja iu afrua dhe i tha filloni vizaton i cfare te doni dhe qeshi e i la te lire femijet por djali i vogel ngriti koken dhe i habitur pyeti me cfare ngjyre profesoreshe ?

Mund te jepni nje mendim per djalin ose vete jeten tone kur vendosin te tjeret .
Elona

Tuesday, March 06, 2007

Çast pranveror.

I mblodha te gjitha gezimet,fjalet,nostalgjite
i dhashe drite ndjenjave te mija
syte me ndricuan nga prekja e lumturise
por ktheva koken dhe nje cast lotova
kisha harruar trishtimin qe me dhurove ti

Friday, March 02, 2007

Babit tim te shtrenjte


Kerkoj çdo dite ne hapesiren boshe te te shoh ty babi ,por jo s'te gjej dhe trishtohem dhe qaj dhe ndjej se me mungon shume .
Ç'mund ti bej dhimbjes qe me le mungesa jote e rende babi?
Ç'mund ti them shpirtit qe loton kur ste shoh ty ,kur s'ndjen syte e tu te me shohin e te perkujdesen ashtu si dije vetem ti .
Ti ke ikur larg dhe ke marre me vehte heshtjen fisnike dhe shpirtin e paster dhe une kam nevoje te mbeshtes doren ne ballin tend ,kam nevoje te qaj shume ,e te kem prane ...

Ç'mund ti bej dhimbjes sime qe mos te te shoh ty me valle ????????????????

Wednesday, February 28, 2007

Braktisje


Dhuron nje braktisje nje zhgenjim tek njerezit ndjehesh i kenaqur ;
lendon nje zemer,loton nje shpirt dhe triumfon mbi dhimbje
kerkon te vrasesh ,te mbysesh ,te cenosh vertetsite ;
pse erdhe ne kete bote mbushur me djallezite e tua

kushtuar .........




photo source: www.flickr.com/photos/eni

Monday, February 12, 2007

PERSHENDETJE

Miqte e mij te dashur po ju le nje citat te vertete me ka bere shume pershtypje " U deshem ne nje kohe qe se beme kurre tonen ,u ndame ne nje kohe qe na beri perjetsisht te vehtet"

Cmund te me thoni ?

Thursday, February 08, 2007

HOLA

Miqte e mij me pelqen qe jeni futur ne boten e kuizit .
Komplimente per pergjigjet e sakta.
Kete jave dua te percillni vetem vargje dashurie sepse eshte java e dashurise .
Dua citate dashurie te verteta.
Ju perqafoj ,te gjitheve.

Tuesday, February 06, 2007

KUIZ

PERSERI TE DASHUR MIQ VAZHDOJME ME QUIZET .
GJENI KOMPOZITORIN E FILMAVE.
1 ) GLADIATORI
2 ) OKTAPODI
3) PADRINO

Suksese

Tuesday, January 30, 2007

Quiz

Kesaj rradhe vendosa te dal nga romantizmi i theksuar ,nga dimri i vetmise dhe kerkova te zhvilloj nje kuiz kinematografik.
Jane tre fragmente nga filmat shqiptare *kush i gjen*
1* Sa mire djali ka marre shume nga puna jone .
Per te ngrene te fshin pjaten.
2* Vera me Mollasin te mos prese ,personi nuk eshte paraqitur.
3* A spo na beson o babe ,na merre pushken dhe qello po deshe.
Gjeni titujt e filmave .
Ciao nga Elona

Monday, January 15, 2007

Kerkoj

Kerkoj nje ze qe e kam harruar
kerkoj nje shikim qe ka ikur larg
kerkoj nje perqafim te dhembshur
kerkoj nje fjale te ngrohte
kerkoj nje njeri ta kem prane
kerkoj ne sy mos te kem me lot
kerkoj ne zemer te kem pranvere
por me kot cdo gje ka humbur
per te mos u kthyer me

Wednesday, January 10, 2007

JETOJ

Jetojme dhe nuk e dime perse
per brenga ,lot ,mall
jetojme dhe kerkojme nje fjale te ngrohte qe
nuk na vjen kurre
kjo sinfoni harrimi
po na plagos shpirtin

Tuesday, January 09, 2007

DASHURIA

Kur ndjeva se isha braktisur e hodha veshtrimin nga deti
zhgenjimi perhumbi nder dallge por lotet nder vite si treti
nese e kerkon ndonjehere dashurine
dhe ne krahet e saj qendron e lumturuar
pyete nje cast pse nuk vjen tek une
pyete te lutem pse me ka harruar

Vetmia

Vetmia cfare eshte e pyes vehten ,nje ndjenje e renduar apo nje braktisje e paralajmeruar ne jeten e secilit nga ne .
Pse vjen e na gjen ckerkon nga ne ..........
sdua te jetoj vetem kam frike ....