Tuesday, March 06, 2007

Çast pranveror.

I mblodha te gjitha gezimet,fjalet,nostalgjite
i dhashe drite ndjenjave te mija
syte me ndricuan nga prekja e lumturise
por ktheva koken dhe nje cast lotova
kisha harruar trishtimin qe me dhurove ti

12 comments:

Anonymous said...

sa me mungon pranvera e vendit tim. Faleminderit per kete çast kastadiva

ELAIS said...

Trishtimi eshte ana tjeter e medaljes. I perket ne fakt me teper vjeshtes sesa pranveres e dashur Kastadiva.
Shijoje diellin dhe ngrohtesine pranverore. Parja mbrapa ka kohen e vet, qe nuk eshte tani.

Leonard Seiti said...

Poezia eshte e bukur dhe prekese, eshte si e thua dhe ti ne vargje, te ngreh lart ne qiell mes yjeve, dhe pastaj te perplas ne toke sa te dhemb ç'do qelize e trupit e e ndjen veten i copetuar.

kastadiva said...

falemderit shume Tena,Elais dhe Leonardi..

eni said...

motra , kjo vjersha jote me kujtoi ate robin qe paraqet lajmet e mengjesit tek kanal Teuta qe thote : "koha per tu zgjuar"..ndaj ngrihu sa me shpejt e dashur nga melankolia e dimrit.dua poezi te buzeqeshura..
te du fort..

edrus said...

Nuk shkruaj ne blogun tend ,jo se nuk e vizitoj,por gjithmone dal me nje ndjenje trishtimi... sepse dhe nese arrin qe te shkruash tre rrjeshta qe permbajne poezine e vertete per lumturine....je ne gjendje te shtosh dhe dy te tjere...... :(

Nje keshille si motres time:fillo e shkruaj vetem tek mamadhija per ca kohe :)

Fillo dhe harro gjithcka qe ka shkuar,je kaq inteligjente dhe e mire sa ... nese historia qe kishe mbaroi ashtu,do te thote se ai s'e meritonte nje si ti.
Bacino,Edi

P.s:mos e shkruaj kete coment,ishte dicka qe kam dashur shume kohe me pare,por tani,meqe mora guximin te ta thosha per ate dhimbje me te madhe tek posti tjeter,s'desha qe te riperseritem

Pastaj shiko Enin....e jeton jeten...shikon te gjeje gjerat e bukura kudo qe i paraqiten :),'ngjaji' nje cike te shkreten :)

Agobooks said...

Gëzuar 8 Marsin!
Optimizëm dhe mbarësi!

kastadiva said...

Faleminderit Leonard.Pershkrimi juaj me jep kuraje

kastadiva said...

Edrus ke nje imagjinate te kthjellet dhe nje doze te cuditshme ngrohtesie shpirtrore faleminderit

kastadiva said...

N.ago: falemderit,gezuar dhe bashkeshortes tuaj!

Leonard Seiti said...

Gezuar 8 Marsin e dashur.
Mu drejto me "Ti" heres tjeter, mbasi jam nje njeri i thjesht si te gjithe, dhe jam vellau yt shqiptar, dhe pse nuk njihemi.

belle_fleur said...

sa bukur!!!