Friday, March 09, 2007

Djali i Vogel

Miqte e mij dua tju tregoj nje proze te shkurter qe me ka vene ne mendime ,ju lutem dhe ju jepni mendimin tuaj:
Nje djale i vogel me familjen e tij shkoi ne nje qytet te ri per te jetuar .Diten e pare qe shkoi ne shkolle mesuesja u tha kemi oren e vizatimit,do te bejme nje lule ,femijet nxorren bojrat ,fletoret dhe filluan .dhe djali i vogel qe ishte i ri mes shokesh uli koken e nisi te vizatonte por mbi koken e tij u afrua me suesja e cila i kapi doren dhe i tha prit te them une si kete beje jeshile ,kete te kuqe ,kete te verdhe ,djali i turpruar e degjoi dhe veproi si e mesoi ajo .Diten tjeter mesuesja i tha sot do te vizatoni nje shtepi ,femijet ulen kokat dhe filluan po ashtu dhe djali vogel por ne castin qe filloi ndjeu doren e ftohte qe e kapi dhe i tha keshtu si po te them kjo keshtu dhe kjo ashtu perdorni ngjyrat qe ju them ,,,,,djali uli koken dhe vazhdoi ....kaluan ditet djali filloi te rritej e te vizatonte shume e shume .
Erdhi nje kohe qe u zhvendos me familjne qytet tjeter diten e pare qe shkoi ne klase e ndjeu vehten me te ritur me shoke te rinj e mesues te rinj
.Diten e pare ne oren e vizatimit mesuesja iu afrua dhe i tha filloni vizaton i cfare te doni dhe qeshi e i la te lire femijet por djali i vogel ngriti koken dhe i habitur pyeti me cfare ngjyre profesoreshe ?

Mund te jepni nje mendim per djalin ose vete jeten tone kur vendosin te tjeret .
Elona

7 comments:

ELAIS said...

Nuk besoj se duhen mendime te tjera. Ky tregim i shkurter i permblodhi te gjitha. Jeta nuk jetohet me paterica.

Anonymous said...

per mua mendimi eshte qe liria, ndonjehere eshte e veshtire dhe çorientuese per dike qe eshte mesuar nen kontroll. Veç mendoj eshte kushti i vetem per diversitet dhe nje jete te jetuar plotesisht.

d said...

ai djali thjesht nuk eshte artist, po te kishte vertete talent do ishte edhe aq i mencem sa te gjente menyrat e shprehjes. fajin nuk i ka mesuesja po brumi i vet. e njejta gje eshte e aplikueshme per jeten.

ITS said...

te kisha qene une do ja kisha ngulur lapsin ne prapanice asaj mesueses se pare...

Selfmaderadio said...

Its, te kishe qene ti .. ne kete moshe qe je tani?

ET said...

djali ka nevoje te shikoj filmin "Beni ecen vete"
ps:mos e lejo motren te fotografoje pallatet e rrjepme se do e kapin per
agjitacion-propagande :)

kastadiva said...

its :)
e.t: lene lene ..s`la pallat pa nxjerre:)