Sunday, May 27, 2007

TRISHTIM I DHEMBSHUR

ESE PER TRISHTIMIN .

Kush te solli ne kete bote mes njerzve? Pse vjen ne castet kur jemi te lumtur dhe pushton zemrat tona,pse vjen i shoqeruar me lote?
Nese nuk do ishe ti shpirti do kish qetesi ,zemra do kish ngrohtesi ,syte do te kishin drite ,por ti vjen dhe behesh pjese e dhimbshme e jetes sone .
Nuk dua te kem prane ,ti je i dhimbshem largohu me tisin tend te renduar nga braktisja lerme te qete ......

Wednesday, May 16, 2007

Dite Maji

Miqte e mij sot vendosa te shkruaj dicka per muajin maj ,pasi eshte shume i vecante dhe i bukur.Kam apo skam te drejte ?
Ma vertetoni ju me dicka qe ju ka ndodhur ne muajin maj dhe binduni se eshte muaji surprizave ,muaji i luleve ,muaji i dashurise .
Une vehte kam lindur ne kete muaj por ne te vertete eshte fantastik. .Ju dua shume dhe ju pershendes me kengen : Lulet e Majit : )
Tregomeni ndonje gje per Majin .

Tuesday, May 08, 2007

ESENIN ,DASHURI DHE DHIMBJE

Lamtumirë mik
pa dhembje e lotëfytyrëngrysur s'ka përse
Të vdesësh s'është gjë e re në botë,dhe të jetosh s'është gjë e re.


NENOKES SIME....LETER NENES

Gjalle je, nenoke?Edhe une Gjalle jam.
Shendet me pac,shendet! Drite u befte kjo mbremje e lume Izben tende qe me mall me pret.
Thone qe je ligur e je tretur Nga meraku im,po nuk ankon Se,pershtjelle me nje shall te vjeter, Fillikaterruges shpesh kalon.
Dhe kur mugetire e kalter bie. Nje vegim i zi te kall ty frike, Sikur ne nje sherr diku ne pije, Vjen dikush e ma keput me thike.
Kot,e dashur,vuan kaq,besome, Brengat t'i fanitin keto nder sy. S'jam aq pianec i lige sa c'thone, Si do te vdes pa te te pare ty?
Une jam po foshnje,si nje here, Dhe nje shprese vec ushqej ne gji: T'iki nga ky tym e kjo potere. Te shtepiza jone aty te vij.
Dhe do vij ,kur kopshti yne i bardhe Anekende vishet me blerim: Vetem ti ,si tete vjete me pare, Mos me zgjo aq heret ne agim.
Mos e zgjo ate qe shkrumb ju bene Enerrat e moshes plot hare. Me ka vrare jeta mjafte, o nene, Dua vec te shlodhem e te fle.
As ti lutem Zotit mos me thuaj, Si dikure ne t'arten mituri. Ti ke mbetur ngushellim per mua, Drite e pa rrefyer,vetem ti.
Ndaj merak ti mos m'u bej aq teper Tek e liga mendjen mos e co, Dhe aq shpesh me shallin tend te vjeter,
Fillikate rruges mos kalo

KUSHTUAR SHPIRTIT TE PAZEVENDESUESHEM TE NENAVE..





Monday, May 07, 2007

Neruda ka ardhur sot ne endrat e mija


E humbem edhe kete muzg.


Asnje nuk na pa kete nate perdore ndersa nata blu ra mbi boten.
Kam pare nga dritarja ime, fiesten e perendimit ne majat e largeta te maleve.
Nganjehere nje pjese dielli, digjej si nje monedhe ne doren time.
Te kujtova ty me shpirtin tim te ngrysur, ne ate merzine time qe ti e njeh.
Ku ishe atehere? Kush tjeter ishte aty? Duke thene cfare?
Perse do e gjithe dashuria te me vije mbi mua kur jam i merzitur dhe ndjej qe ti je shume larg?

Libri ra qe gjithmone mbyllej ne muzg, dhe trikoja ime blu u mblodh si nje qen i lenduar tek kembet e mia.

Gjithmone, gjithmone ti kthehesh mbrapa neper netet, drejt statujave te fshira te muzgut.

Te dashur miqte e mij ka ndonje koment te bukur mbi keto vargje perla ????

photo source : http://www.kle.nw.schule.de/hanna-heiber-schule/picasso-pablo-dora-maar-seated-2802675.jpg