Friday, March 14, 2008

Kjo ndjenje qe quhet mall

Sa here qe degjoja zerin e njerzve qe jetonin larg vendit prekesha dhe mendoja ne heshtje per ta dhe malli i tyre me dukej aq i bukur dhe i ndjeshem.
Po sot qe jam ketu larg vendit tim po e perjetoj vehte kete ndjenje te madherishme qe quhet mall qe ndonjehere eshte i lotshem ,ndonjehere i dhimbshem ,ndonjehere nostalgjik po gjithmone mbetet mall .
E kthej koken pas ,ne ate vend ku u rrita dhe mendoj se ka qene aq bukur sa vlerat e verteta njeriu i perjetoka kur ato sjane me.
Veshtroj perhumbshem ne nje harte dhe ndjej se nje pjese e imja emocionale shtrihet thellesisht mbi te .
Mall ,cgje te solli ne kete bote dhe mbete perjetim me i bukur.
E dija se largesia bren ,e dija se lotet do ishin pjese e saj ,eshte bukur te duash vendin tend ,besomeni eshte magjike te ecesh ne dheun tend ,thjesht ndjehem mire ketu ku jam ,jam e lumtur se jetoj me njeriun qe dua ,por falme o zot kete mall dua ta shpalos dhe te jem krenare per ate vend ku erdha ne jete dhe u bera njeri .

Wednesday, February 06, 2008

Vetmia

Nje fragment nga poezite e famshme te poetit spanjoll Antonio Manchado i cili me ka lene nje mbrese rrenqethese.....................

Mi pate zhdukur zot gjithe me te dashur c/kisha
po ndjema zemren zot qe dot kurre nuk fjeti
rrembeve harene dhe gezimet e mija
tash mbeta vetmuar vec une dhe deti..........................................
Sado ka lumturi ne kete bote perseri trishtimi na puth syte mengjeseve

Wednesday, October 17, 2007

Me nje gune te re dhe radio

Kisha nevoje per pak ndryshim ndaj e nderrova gunen e blogut, me nje foto mullagash te Enit , te shkrepur ne ballkonin e shtepise:)
Po ashtu vura dhe disa kenge te preferuara te miat ne radion time.Hapja sigurisht qe do behej me Kastadiven kete kenge te mrekullueshme.
Ju pershendes miq!

Saturday, October 13, 2007

Per Ty

Per Ty..

Po te me falnin dashurine e botes ,
s`do ta nderroja me ty
Pe te me jepnin gjithe ajrin e tokes,
S`do ta nderroja me syte e tu
Po te me dhuronin perjetesine,
nuk do ta nderroja me nje cast me ty
Edhe po te vdisja
e te tretesha ,
shpirti im do gjente vec prehje
Tek ti!

Tuesday, August 07, 2007

Para mi corazon de mi vida

Ç'mund te kerkoje nje njeri ne kete jete qe te jete i lumtur a mund te ma thoni ?
Shpresoj se e kam gjetur dhe sdua ta humbas kurre celsin magjik te kesaj ndjenje madheshtore qe me ka zbukuruar shpirtin .
Dashuria ,nje simbol hyjnor i shpirtrave ka trokitur tek une kaq bukur .,Me ka bere te lumtur,me ka rrezellitur mendimet ,me ka sinjalizuar se ka dicka ne kete bote qe ja vlen te rrosh dhe ky je ti mi amor E....
Te dua sa mund te dashuroje nje shpirt perjete ,te dua bukuria e mendimit tim te harruar ,te dua drita e zemres ,mos me harro kurre.
Mu kujtuan befas vargjet e dikurshme....
2 leke per te folur me ty
3 leke per te atdhur tek ty
milionat te me falnin s'do ikja kurre nga ty E..


p.s: photo courtesy: Eni Turkeshi (www.flickr.com/photos/eni)

Tuesday, July 10, 2007

Thashe te vej dhe nje poezi komike nje here e mot ne blogun tim melankolik.Nuk eshte e imja por u argetova me stilin e thjeshte te saj...Ju pershendes me kete vjershe verore dhe ju uroj te kaloni nje vere sa me te kendshme!

Te shkami i kavajes
t'djelen kam shku
ne plazh kur te bregu i detit
turinin ta pash
Me trupin si njal
ma hoqe trunin fare
O zot na i hudh syt
o zocka lozonjare
Me ca rrobe banje
si drane kopliku
po u rrotullojshe qe t'shifte publiku
Per i xhiro te bregu
te ftova per pak kohe
por ti refuzove
gjasme se nuk do
Po un e dise ti per mu vdes
dhe un s'te ndahem o ylli lalit t'vet
Ajo plaka jote
me inat me pa ,
kujdes mi dreq kujdes
se gocen nuk ta ha
Per drek i fute domate me qep
dhe tasin e llalltes e rrujte komplet
Per t'hy ne muhabette
kerkova nje kaptin
qep po ti s'me dhe
gjase nje gjysem kishe vet
dallget bejne shkum
dielli rrezaton
po ti o yll bote
plazhin po terbon
O zot falemnderit
qe yllin tim kam pa
qe ja hongsha buzen
e tgjitha ca ka
Per ne cunat e rinj
o zot bej bismilah
se si rrushi lalit
ne kete dynja s'ka

Lexojeni e mos e vrisni menjen:))

Sunday, May 27, 2007

TRISHTIM I DHEMBSHUR

ESE PER TRISHTIMIN .

Kush te solli ne kete bote mes njerzve? Pse vjen ne castet kur jemi te lumtur dhe pushton zemrat tona,pse vjen i shoqeruar me lote?
Nese nuk do ishe ti shpirti do kish qetesi ,zemra do kish ngrohtesi ,syte do te kishin drite ,por ti vjen dhe behesh pjese e dhimbshme e jetes sone .
Nuk dua te kem prane ,ti je i dhimbshem largohu me tisin tend te renduar nga braktisja lerme te qete ......

Wednesday, May 16, 2007

Dite Maji

Miqte e mij sot vendosa te shkruaj dicka per muajin maj ,pasi eshte shume i vecante dhe i bukur.Kam apo skam te drejte ?
Ma vertetoni ju me dicka qe ju ka ndodhur ne muajin maj dhe binduni se eshte muaji surprizave ,muaji i luleve ,muaji i dashurise .
Une vehte kam lindur ne kete muaj por ne te vertete eshte fantastik. .Ju dua shume dhe ju pershendes me kengen : Lulet e Majit : )
Tregomeni ndonje gje per Majin .

Tuesday, May 08, 2007

ESENIN ,DASHURI DHE DHIMBJE

Lamtumirë mik
pa dhembje e lotëfytyrëngrysur s'ka përse
Të vdesësh s'është gjë e re në botë,dhe të jetosh s'është gjë e re.


NENOKES SIME....LETER NENES

Gjalle je, nenoke?Edhe une Gjalle jam.
Shendet me pac,shendet! Drite u befte kjo mbremje e lume Izben tende qe me mall me pret.
Thone qe je ligur e je tretur Nga meraku im,po nuk ankon Se,pershtjelle me nje shall te vjeter, Fillikaterruges shpesh kalon.
Dhe kur mugetire e kalter bie. Nje vegim i zi te kall ty frike, Sikur ne nje sherr diku ne pije, Vjen dikush e ma keput me thike.
Kot,e dashur,vuan kaq,besome, Brengat t'i fanitin keto nder sy. S'jam aq pianec i lige sa c'thone, Si do te vdes pa te te pare ty?
Une jam po foshnje,si nje here, Dhe nje shprese vec ushqej ne gji: T'iki nga ky tym e kjo potere. Te shtepiza jone aty te vij.
Dhe do vij ,kur kopshti yne i bardhe Anekende vishet me blerim: Vetem ti ,si tete vjete me pare, Mos me zgjo aq heret ne agim.
Mos e zgjo ate qe shkrumb ju bene Enerrat e moshes plot hare. Me ka vrare jeta mjafte, o nene, Dua vec te shlodhem e te fle.
As ti lutem Zotit mos me thuaj, Si dikure ne t'arten mituri. Ti ke mbetur ngushellim per mua, Drite e pa rrefyer,vetem ti.
Ndaj merak ti mos m'u bej aq teper Tek e liga mendjen mos e co, Dhe aq shpesh me shallin tend te vjeter,
Fillikate rruges mos kalo

KUSHTUAR SHPIRTIT TE PAZEVENDESUESHEM TE NENAVE..





Monday, May 07, 2007

Neruda ka ardhur sot ne endrat e mija


E humbem edhe kete muzg.


Asnje nuk na pa kete nate perdore ndersa nata blu ra mbi boten.
Kam pare nga dritarja ime, fiesten e perendimit ne majat e largeta te maleve.
Nganjehere nje pjese dielli, digjej si nje monedhe ne doren time.
Te kujtova ty me shpirtin tim te ngrysur, ne ate merzine time qe ti e njeh.
Ku ishe atehere? Kush tjeter ishte aty? Duke thene cfare?
Perse do e gjithe dashuria te me vije mbi mua kur jam i merzitur dhe ndjej qe ti je shume larg?

Libri ra qe gjithmone mbyllej ne muzg, dhe trikoja ime blu u mblodh si nje qen i lenduar tek kembet e mia.

Gjithmone, gjithmone ti kthehesh mbrapa neper netet, drejt statujave te fshira te muzgut.

Te dashur miqte e mij ka ndonje koment te bukur mbi keto vargje perla ????

photo source : http://www.kle.nw.schule.de/hanna-heiber-schule/picasso-pablo-dora-maar-seated-2802675.jpg