Tuesday, December 19, 2006

Jetoj

Jetoj

Ne ditet e jetes sime erdhe ti
Gezueshem kendshem ,bukur
Dhe une se prita qe do isha e lumtur
Ne castet kur te njoha ty

E dija se jeta eshte e zymte
Ditet e saj po me rendonin shpirtin
Qielli i saj po e mbyste shpresen e fundit
Pa ditur se do vije ti

Ti i panjohuri i diteve te mija
Ti heshtja e mendimeve te mija
Ti lote gezimi i ndjnjave te mija
Trokite e me gjallerove shpirtin

Cili je pyes vehten ne ore mendimesh
Ç’mendon cfare ndjen ku je
Por di qe shpirti me eshte trazuar dhe pse
Se erdhe ti
Ti me gazin e munguar te diteve
Ti me çiltersine e jetes e syte plot jete
Shkaterrove dhimbjen ner shpirtin tim
E me lumturove ne ajrin tim

S’e di pse mendoj keshtu
S’te njoh s’me njeh
Por me pelqen kaq mjafton qe une mos qaj me
Kaq mjafton qe dita ime te jete e qete e bukur
E ngazellyer e padyshimte
Ndoshta s’do e kuptosh kurre kete rikthim qe me solli ne jete
Ndoshta sdo kuptosh kurre pse u shpreha keshtu
Por di qe me lumurove per nje cast
Dhe te them faleminderit
Qe gezova dhe ca caste
Te faleminderit qe zemra ime rrahu per te mos vdekur
Te faleminderit
Qe hapat e mij trokiten ne toke me gjalleri
Te faleminderit
Qe me shtove nje gezim te harruar

Tani po shkoj po gjithsesi te faleminderit qe u shfaqe sado pak ne jeten time per te kuptuar qe ende jam gjalle ,gjalle ,gjalle



3 comments:

Agobooks said...

Përkryer!

kastadiva said...

Falemderit!

Anonymous said...

E bukur si poezi.
Na ndodh te gjitheve qe dikush,i panjohur deri ne ate çast, te hyj ne jeten tone dhe ti japi asaj gjalleri,shprese.
Dhe jeta vazhdon me nji ritem tjeter,me ritmin e shpreses me ritmin e se panjohures.